“Është thuajse e pamundur”: Rihanna flet për balancën mes punës dhe prindërimit

Mediale Vip

“Është thuajse e pamundur”: Rihanna flet për balancën mes punës dhe prindërimit

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 06:10
Rihanna

Rihanna është një superyll botëror, por edhe një mama e re, ndaj si të gjitha nënat, e ka paksa të vështirë të gjejë balancën e duhur mes punës dhe karrierës dhe kohës që i kushton vogëlushit të saj.
 
Në konferencën për shtyp në “Apple Music Super Bowl Halftime Show”, ylli i muzikës dhe modës ka folur pikërisht për këtë tematikë, duke u shprehur:

“Është shumë ndryshe. Balanca është thuajse e pamundur, sepse nuk ka rëndësi se sa kujdesesh, sërish në punë do të ndodhë diçka që do të t’ia rrëmbejë kohën (që mund t’ia kushtojë) fëmijës”.

Riri shtoi:

“Kur merr vendime dhe thua “po”, duhet t’ia vlejë”, referuar vendimit për të performuar në “Super Bowl Halftime Show”.

“Kur bëhesh nënë, ndodh diçka dhe ti ndihesh sikur mund të përballesh me botën. Mund të bësh gjithçka dhe Super Bowl është një nga skenat më të mëdha në botë. Pra, sado e frikshme që të jetë…ka diçka emocionuese në gjithë këtë sfidë. Është e rëndësishme për mua që ta bëj këtë vit. Është e rëndësishme për përfaqësimin. Është e rëndësishme që djali im ta shohë”, u shpreh ajo, duke shpjeguar se performanca është përfaqësim për emigrantët, Barbados-in (vendlindjen e saj), si dhe gratë me ngjyrë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat