Mos ndoshta ylli i “Sex and The City” është e lidhur me kolegun?

Mediale Vip

Mos ndoshta ylli i “Sex and The City” është e lidhur me kolegun?

Më: 11 shkurt 2023 Në ora: 06:16
Sarah Jessica Parker dhe John Corbett

Sarah Jessica Parker dhe John Corbett ia kanë dalë të befasojnë dhe në të njëjtën kohë t'i zgjojnë nostalgjinë fansave, përmes kësaj fotoje.

Sarah ndau me ndjekësit një foto ku shihet duke puthur John Corbett dhe duken kaq të ëmbël, duke e bërë paksa të paqartë nëse janë duke u puthur për hir të serialit, apo dashuria është në ajër?

Seriali për të cilin po flasim është një rikthim i “Sex and The City”, i cili risjell disa aktorë nga kasti i vjetër, në një histori më moderne. Këtë radhë, quhet “And Just Like That”. Miranda, Charlotte dhe Carrie trajtojnë sfidat e shoqërisë së tyre, këtë herë në moshën e të 50-ave, duke na rrëfyer se çfarë ka ndodhur me jetën dhe miqësinë e tyre shumëvjeçare.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by SJP (@sarahjessicaparker)

Postimi i Sarah çuditi jo vetëm fansat, por edhe personat e famshëm, të cilët u surprizuan dhe domosdo, i shprehën ndjesitë: “Nuk ka muuundësi”, shkroi Gwyneth Paltrow; “Mendoj se s’kemi pse ta shohim më filmin”, komentoi Celeste Barber.
 
Sigurisht, edhe fansat nuk mund thjesht të bënin like dhe të vazhdonin të bënin scroll, por komentuan dhe “paralajmëruan” Sarah (e cila luan rolin e Carrie) që të mos ia thyejë më zemrën John (që luan rolin e Aidan).

“Ia ke thyer zemrën mjaftueshëm!”, komentoi dikush.

“Nëse e prish prapë muhabetin, do flasim bashkë”, tha dikush tjetër”. Ndërkohë, një tjetër fans s’po e merrte dot veten: “Ndihmë! Është zyrtare! Po vdes!”.
 
Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që puthja të jetë skenë nga seriali dhe thjesht Sarah po luan me ndjenjat e ndjekësve, por ama, ka gjasa që Carrie dhe Aidan të jenë partnerë para dhe pas kamerave.
 
Rrofsh Carrie që vijon të ma komplikosh jetën, edhe pas gjithë këtyre viteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat