Armaldo për Bledin: Do të luftoj me luanin, le të shohim kush do të fitojë

Mediale Vip

Armaldo për Bledin: Do të luftoj me luanin, le të shohim kush do të fitojë

Më: 12 shkurt 2023 Në ora: 06:54
Bledi Mane

Në prime-n e kaluar pjesë e shtëpisë së Big Brother u bënë 3 banorë të rinj: Keisi, Bledi dhe Tani.

Pyetur nga moderatorja  Arbana Osmani gjatë prime-it të sotëm, banorët folën më shumë për ambjentimin në shtëpi.

Keisi: Jam ndjerë shumë mirë. Ngacmimet nga Luizi nuk më kanë bërë të ndihem keq. Ai i bënë sepse ka dëshirë të ngacmojë Kiarën.

Por ky rol nuk më pëlqen, ja kam thënë dhe Luizit. Nuk do e lejoj të ndodhi më.

Luizi: Gjithçka ka qenë në kuadër të lojës.

Kiara: Kur e bënë vazhdimisht del pak keq. Kur teprohet është më mirë të ndalosh se nuk e shoh diçka të bukur.

Luizi: Ka qënë thjesht në kuadër të lojës. Keisi është shumë vajzë e mirë. Ajo e ka kuptuar, nuk e mori për keq.

Maestro: Bledi na ka studiuar shumë mirë nga jashtë.  Ka një mënyrë tjetër nga banorët e rinj. Ai do të futet në lojë më banorët e fortë. Është i zgjuar i artikuluar, gazetar shumë i mirë. Ka ardhur me qëllim shumë të qartë.

Do të luftoj me luanin. Le të shohim kush do fitoj luani apo tigri. 

Tani: Deri tani për mua ka qënë shumë bukur. Jam dorëzuar me mirëpritjen që më kanë bërë banorët. Por duhet të mendoj kë do nominoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat