“Ti do rrish gjatë këtu për…”/ Olta si ‘fallxhore’, i kthehet keq Ermiona: Je gjynah

Mediale Vip

“Ti do rrish gjatë këtu për…”/ Olta si ‘fallxhore’, i kthehet keq Ermiona: Je gjynah

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:48
Olta dhe Ermiona

Gjatë ditës së djeshme Vëllai i Madh u dha banorëve një lojë mjaft interesante dhe sfiduese. Ata duhej të ndaheshin në dy grupe dhe do të lidheshin me një litar që do qëndronin 24 orë ashtu.

Luizi dhe Olta do të zgjidhnin banorët dhe me të rënë gongu ata duhej të lidheshin me grupin që krijuan. Por loja nuk zgjati shumë pasi ishte Ermiona, ajo që u zgjidh, duke i prishur lojën këngëtarit. Për këtë arsye aktorja u shpall fituese.

Kjo gjë nuk i pëlqeu aspak Luizit, pasi në shtëpinë e BB VIP hyri një zarf i kuq për Oltën. Artisti mendon aktorja mund të ketë të drejtë që të nxjerrë në nominim 3 persona dhe ajo ka thënë se do thoshte emrat “Luizi, Kiara dhe Armaldo”.

Ndërkohë teksa ndodheshin në dhomën e gjumit, Olta i thotë Ermionës që ka hyrë brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri për të sulmuar atë së bashku me Luizin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat