Çfarë e bëri Paris Hilton të maskohet për lindjen e djalit të saj?!

Mediale Vip

Çfarë e bëri Paris Hilton të maskohet për lindjen e djalit të saj?!

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 15:50
Paris Hilton

Paris Hilton po bën gjithçka që duhet për ta mbajtur jetën e djalit të saj private.

Ajo zbuloi se veshi një paruke brune si pjesë e maskimit të saj dhe përdori një emër tjetër kur nënshkroi prezencën në hyrjen e spitalit, për të ndjekur lindjen e djalit nga një nënë surrogate.

“E gjithë jeta ime ka qenë kaq publike”, tha Hilton për median. "Unë kurrë nuk kam pasur asgjë për veten time. Ne vendosëm që donim ta kishim gjithë këtë përvojë për vete."

Hitlon dhe Reum e morën bebushin nga spitali dhe shkuan në një shtëpi tjetër, për të shijuar 2 ditë vetëm me të.

Këngëtarja e “Stars Are Blind” tha edhe se vështirësitë që ajo ka kaluar në fëmijëri e ndihmuan që të ketë qëllime të qarta në dëshirat që ajo ka tanimë për familjen e saj.

“Dua ta mbroj djalin dhe të jem me të çdo sekondë. E kam tani këtë instinktin amësor, që s’e kam pasur më parë. Ndihem shumë e plotësuar”, shtoi Paris, e cila u bë nëna e një djali në mënyrë krejtësisht sekrete, jo vetëm për publikun, por edhe për familjen e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat