Hoqi dorë nga aktrimi për shkak të problemeve shëndetësore, zbulohet diagnoza e saktë e Bruce Willis

Mediale Vip

Hoqi dorë nga aktrimi për shkak të problemeve shëndetësore, zbulohet diagnoza e saktë e Bruce Willis

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 23:30
Aktori Bruce Willis

Aktori Bruce Willis vuan nga demenca. Familja e yllit të Hollywood thanë se tani janë të lehtësuar duke e ditur diagnozën e tij.

67-vjeçari u diagnostikua me afazi, e cila shkakton vështirësi në të folur, në pranverën e vitit të kaluar, por sëmundja ka përparuar dhe atij i është dhënë një diagnozë më specifike.

Familja e aktorit tregoi se demenca frontotemporale është forma më e zakonshme e demencës tek njerëzit nën 60 vjeç.

“Sot nuk ka trajtime për sëmundjen, diçka që shpresojmë se mund të ndryshojë në vitet në vijim”, thuhet në deklaratë.

Wllis u bë emër i njohur në vitet 1980 dhe ‘90 pasi luajti në filma të suksesshëm si Die Hard, The Sixth Sense, Armageddon dhe Pulp Fiction.

Ai gjithashtu është nominuar për pesë Golden Globes dhe ka arritur të marrë një çmim për rolin e tij në Moonlighting. Gjithashtu u nominurar 3 herë në Çmimet Emmy, ku arriti të fitojë dy herë.

Por ai hoqi dorë nga aktrimi për shkak të sëmundjes me të cilën u diagnostikua.

Deklarata u publikua nga anëtarët e familjes së Willis, përfshirë gruan e tij Emma Heming, me të cilën ai ka dy vajza, dhe ish-gruan e tij Demi Moore dhe tre vajzat e tyre.

Demenca frontotemporale është një formë “e pazakontë” e sëmundjes që shkakton probleme me sjelljen dhe të folurin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat