Melisa rrëqeth me rrëfimin, tregon si u ngacmua seksualisht në moshën 5 vjeçare

Mediale Vip

Melisa rrëqeth me rrëfimin, tregon si u ngacmua seksualisht në moshën 5 vjeçare

Më: 20 shkurt 2023 Në ora: 23:31
Melisa

Melisa Lleshi, banorja e Big Brother Kosova, ka rrëfyer një histori tronditëse të jetës së vet. Ajo ka treguar se në një pjesë të jetës së saj, ka përjetuar një mbyllje në vete, ku edhe ka kërkuar ndihmë tek psikologu, madje ka tentuar edhe ta lëndojë vetën.

Ajo ka rrëfyer se është ngacmuar seksualisht kur ka qenë 5 vjeçe, “nga një mashkull plot epsh”, sic e ka quajtur ajo, por ka shtuar se fal Zotit nuk është përdhunuar.

“Jam ngacmuar seksualisht kur isha 5 vjeçe nga një mashkull plot epsh, por fatmirësisht nuk jam përdhunuar”.

Kjo ka qenë arsyeja pse ajo ka iku nga qyteti ku ka jetuar.“Nuk kam folur kurrë”, duke shtuar se ka menduar se askush nuk do t’i besojë askush.

Ajo ka shtuar se tash është mirë dhe e fortë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat