Luizi nuk fle dot: Hera e parë që kam stres!

Mediale Vip

Luizi nuk fle dot: Hera e parë që kam stres!

Më: 21 shkurt 2023 Në ora: 15:02
Big Brother VIP Albania

Dërgimi i Kiarës në nominim nga Olta ka shqetësuar shumë Luizin, aq sa e ka lënë këtë të fundit pa gjumë.

Duke biseduar me Tanin në orët e para të mëngjesit, ai tha se kjo ka qenë nata e parë që ai nuk ka mundur dot të flejë gjumë.

Luizi duket se është në siklet, pasi Kiara rrezikon të dalë nga shtëpia.

Më herët, ky i fundit u shpreh se nëse Kiara eliminohet, askush në shtëpi duke nisur nga Olta e deri te banori i fundit, nuk do e bëjë gjumin e qetë.

Luizi dhe Tani shkuan në dhomën e gjumit dhe nisën të tregonin anekdota. Të pranishme ishin edhe Kiara me Oltën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat