Fjalët e Artës për ta nuk do i pëlqejnë aspak Alisës dhe Urimit

Mediale Vip

Fjalët e Artës për ta nuk do i pëlqejnë aspak Alisës dhe Urimit

Më: 22 shkurt 2023 Në ora: 20:07
Alisa, Urimi, Arta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova, Arta i ka thumbuar dy ish banorët e shtëpisë së “Vëllait të Madh”, çiftin Alisën dhe Urimin.

Në një bisedë që ajo kishte me banorët e tjerë në oborrin e shtëpisë, ajo ka thënë se ishte zhgënjyer nga mentaliteti i dyshes që binte në kundërshtim me moshën e tyre të re.

“Nuk më patën pëlqyer. Dy njerëz 20 vjeçarë me pikëpamjet të 75 vjeçarve, se kështu kanë qenë shumë pozitivë, por kur kanë folur në lidhje me lidhjen kanë qenë tepër antikë”, ka thënë Arta pos tjerash.

Kujtojmë se çifti Alisa dhe Urimi ishin të parët që u eliminuan nga projekti gjigant – Big Brother VIP Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat