Ritualet përgjegjëse për bukurinë e Charlize Theron, një prej tyre është mjaft i çuditshëm

Mediale Vip

Ritualet përgjegjëse për bukurinë e Charlize Theron, një prej tyre është mjaft i çuditshëm

Më: 23 shkurt 2023 Në ora: 22:34
Aktorja e famshme hollivudiane, Charlize Theron

Aktorja e famshme hollivudiane, Charlize Theron, ka habitur me një deklaratë të sajën që ka të bëjë me kujdesin për lëkurën dhe trupin.

Ndonëse njihet se i kushton shumë kohë vetes, duke qenë se nuk kalon ditë pa vënë re ndonjë truk bukurie, ajo ka bërë befasinë e madhe kur ka deklaruar se nuk lahet shumë shpesh.

“Unë jam një vajzë e ashpër dhe mund të duroj një javë pa bërë dush, për mua kjo është krejt në rregull”, ka treguar 47-vjeçarja.

Bukuroshja ka zbuluar edhe disa nga ritualet e domosdoshme që janë përgjegjëse për bukurinë e saj.

Kur del nga shtëpia, nuk harron kurrë të vendosë krem kundër diellit.

Gjithashtu, Theron gjithmonë ka në çantën e saj krem kundër diellit, pasi dihet se redukton rrudhat dhe parandalon plakjen e parakohshme të lëkurës për shkak të rrezeve të dëmshme të diellit.“Në shtëpinë time zgjohemi shumë herët, në orën 5:45 të mëngjesit, unë jam një nënë beqare që përpiqem t’i bëj gati dy fëmijë, t’i përgatis drekat dhe të mos humb autobusin. Kur zgjohem, thjesht laj fytyrën dhe vendos krem kundër diellit”, ka treguar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat