“Drama” e BBVIP Albania, Luizi i lodhur nga reagimet e Kiarës: Po jep material për kamerat, s’bëhem dot lolo para 13 mln njerëzve

Mediale Vip

“Drama” e BBVIP Albania, Luizi i lodhur nga reagimet e Kiarës: Po jep material për kamerat, s’bëhem dot lolo para 13 mln njerëzve

Më: 2 mars 2023 Në ora: 17:38
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito

Situata mes çiftit Kiara-Luiz, e nisur këtë të hënë, po fillon gjithnjë e më shumë t’i ngjajë një seriali dramatik. Kemi parë shumë diskutime mes çiftit, por ende asnjë konkluzion dhe marrëdhënia e tyre mbetet ende pezull: As nuk janë bashkë, por as nuk janë të ndarë.

Ka qenë Luizi ai i cili nisi gjithçka me një veprim të gabuar ndaj Kiarë, e më pas reagimi i saj, që vijon ende sot të jetë i ftohtë.

Sërish çifti ka diskutuar ditën e sotme, duke mos dalë në asnjë konkluzion. Nga njëra anë është Luizi, që kërkon që kjo dramë të marrë fund, pas kërkesës së faljes, dhe nga ana tjetër është Kiara, e cila kërkon më shumë kohë për të reflektuar.

Ndërkohë që “reflekton mbi marrëdhënien e tyre”, Kiara ka shprehur se nuk dëshiron ta shikojë Luizin të shtrirë (gjë për të cilën i kërkoi “llogari” sot), por dëshiron ta shohë duke bërë diçka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat