Kiara debaton me Luizin për situatat e fundit: Nëse ndodh sërish një gjë e tillë do të ndahem menjëherë nga ti

Mediale Vip

Kiara debaton me Luizin për situatat e fundit: Nëse ndodh sërish një gjë e tillë do të ndahem menjëherë nga ti

Më: 4 mars 2023 Në ora: 19:42
Kiara dhe Luiz

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito u bën çifti i parë i edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Mirëpo prej ditësh dyshja kanë ftohur raportet dhe e gjithë kjo erdhi nga nja lojë në të cilën vajzat nuk duhej të flisnin me meshkujt nëse donin të fitonin.

Me të kuptuar këtë, Luizi e zuri Kiarën në një hapësirë në banjë që t’i bënte presion për të thyer këtë rregull, kjo bëri që moderatorja të ndihej keq madje edhe u përlot.

Në spektaklin e kaluar, këngëtari mori reagime të shumta nga banorët dhe opinionistët për këtë veprim teksa marrëdhënia me Kiarën po vazhdon të jetë e acaruar.

Në disa raste dyshja kanë tentuar të sqarohen dhe kjo ndodhi edhe mbrëmë (e premte) derisa po qëndronin bashkë në shtrat.

Kiara ka vazhduar te jetë e vendosur në qëndrimet e saj madje i tha se në rast se përsëritet e njëjta gjë do të ndahet me të menjëherë.

“Të jap fjalën që nëse ndodh prapë një gjë e tillë unë të ndaj në sekondë dhe nuk ke çfarë bën ti se po të vura unë atë murin ti e di shumë mirë sesi reagoj unë”, i tha Kiara.

Në anën tjetër, Luizi ia shprehu sërish dashurinë asaj duke thënë se ka gjetur personin e duhur për të kaluar jetën.

Ndërkohë, kujtojmë që sonte (e shtunë) mbahet spektakli i radhës teksa janë paralajmëruar edhe hyrje të reja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat