“A të kanë kërkuar ndonjëherë shoqet qeliza për të bërë fëmijë”, Stresi befasohet nga pyetjet e Xhulit

Mediale Vip

“A të kanë kërkuar ndonjëherë shoqet qeliza për të bërë fëmijë”, Stresi befasohet nga pyetjet e Xhulit

Më: 6 mars 2023 Në ora: 07:32
Xhuli dhe Stresi

Stresi dhe Xhuli Nura duket se kanë bërë paqe me njëri-tjetrin, pavarësisht ngacmimeve që herë pas herë bëjnë.

Banorët e Big Brother VIP Kosova po vazhdojnë të krijojnë debate e të bëjnë biseda nga më të ndryshmet.

Arkimed Lushaj (emri i vërtetë) së fundmi ka ngelur i habitur nga disa pyetje që ia ka bërë modelja nga Drenica.

E njëjta kësaj radhe ka hapur një diskutim për krijim të familjes, i cili u konsiderua i çuditshëm për reperin.

“A të kanë kërkuar ndonjëherë shoqet qeliza për të bërë fëmijë?”, ka qenë pyetja e bërë nga Xhuli për Stresin.

Autori i këngës “I smoke them” tha se këtë pyetje asnjëherë nuk ia ka bërë askush, por as ky vet askujt.

“Larg qoftë. Baju i them. Shikoji punët e tua. Edhe u kry”, u shpreh ai.

Bukuroshja tutje theksoi se secili ka mendimin e tij dhe që duhet respektuar pavarësisht nëse të pëlqen apo ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat