Shakira flet për ndarjen e vështirë nga Pique

Mediale Vip

Shakira flet për ndarjen e vështirë nga Pique

Më: 12 mars 2023 Në ora: 16:36
Shakira dhe Pique

Shakira ka rrëfyer pa doreza se sa e vështirë ka qenë jeta pas ndarjes së saj nga Gerard Pique. 

“Kam kaluar një vit shumë të vështirë pas ndarjes sime dhe duke shkruar këtë këngë [‘Bzrp Music Sessions, Vol. 53'] ka qenë kaq e rëndësishme për mua,"- rrëfeu ajo në "Tonight Show Starring Jimmy Fallon". "Ka qenë një mënyrë e shëndetshme për të kanalizuar emocionet e mia." 

Shakira tha se pasi publikoi këngën, ndjeu se si gratë e tjera mund të lidheshin me situatën e saj me ish-in e saj. 

“Me të vërtetë ndjeva se nuk kam fansa, por motra që kanë kaluar të njëjtat gjëra që kam kaluar unë, që mendojnë ashtu siç mendoj unë, që ndihen ashtu siç ndihem unë, të cilat janë dashur të durojnë kaq shumë katrahura siç jam duruar unë. Dhe unë e shkrova këngën për mua, por gjithashtu ndjej se ajo ishte menduar për kaq shumë gra atje që kishin nevojë për një forum dhe një zë për t'i përfaqësuar ato në shumë mënyra." 

Qershorin e kaluar Shakira dhe Pique me një deklaratë të përbashkët njoftuan ndarjen e tyre. 

"Me keqardhje konfirmojmë se po ndahemi”, thuhej në deklaratën. “Për mirëqenien e fëmijëve tanë, të cilët janë prioriteti ynë më i lartë, kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.” 

Shakira dyshohet se e zbuloi tradhtinë e Piqué nga reçeli i saj që ishte harxhuar gjatë kohës që ajo nuk ishte në shtëpi. As Gerardi dhe as djemtë e saj nuk hanin reçel. Piqué që atëherë ka zyrtarizuar lidhjen me të dashurën e tij të re, Clara Chia Marti. Shakira dhe Piqué u takuan në vitin 2010 në xhirimet e këngës së saj "Waka Waka". Një vit më pas, ata konfirmuan romancën e tyre, duke ndarë një foto të tyre së bashku në Instagram. 

Ish-çifti ka djem, Milan, 10 vjeç dhe Sasha, 8 vjeç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat