“Bluzat “Liria ka Emër” i ke shtru si qebe”: Stresi bëhet patriot, kritikon Xhulin

Mediale Vip

“Bluzat “Liria ka Emër” i ke shtru si qebe”: Stresi bëhet patriot, kritikon Xhulin

Më: 13 mars 2023 Në ora: 23:21
Stresi

Xhuli kishte thënë se babai i vet e ka pasur në klasë Azem Galicën, ndërsa sonte në “darkën e finalistëve”, ajo e sqaroi pse bëri këtë huqje. Ajo tha se e kishte pasur fjalën për Fehmi Lladrovcin, ku kërkoi mirëkuptim nga publiku, me arsyetimin se qëndrimi i gjatë në izolim mund të bëhen edhe lëshime të tilla.

“Jam munduar të them Fehmi Lladrovci e jo Shotë e Azem Galica, por duhet të na kuptoni edhe neve se jemi që tre muaj e gjysmë në Big Brother publik i dashur, dhe shpeshherë ndoshta edhe gabojmë me vjet e me emra por ju dua shumë dhe e di që më keni kuptuar në këtë situatë, ju dua shumë”, u shpreh Juliana.

Por Stresi e kundërshtoi duke u treguar patriot tha se edhe maicat Liria ka Emër i ka shtruar si qebe.

“Pyetja ka qenë shumë e qartë, e ke thënë mbi dhjetë herë. Edhe maicat liria ka emër i ke marrë e i ke shtruar si çebe. Këtu po na shitni fore, ato shitni në tregun e gjelbër e jo këtu”, u shpreh Stresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat