Kida paralajmëron projektin e ri “Leje”, publikohet më 19 mars

Mediale Vip

Kida paralajmëron projektin e ri “Leje”, publikohet më 19 mars

Më: 17 mars 2023 Në ora: 16:20
Kida

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun, Kida prej javësh na nxitur fansat për një projekt të ri.

Dhe pritjes së tyre po iu vije fundi, kjo pasi artistja së fundmi ka shuar kurreshtjen duke zbuluar detaje nga kënga e re.

Autorja e “Drunk” ka postuar disa imazhe të reja në llogarinë e saj në Instagram duke lë të kuptohet se janë shkëputur nga klipi.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida)

E veshur me shumë stil me një palltor të gjerë rozë dhe dollake të zeza me çizme të gjata lëkure, Kida dukej mahnitëse.

Në mbishkrimin e postimit, këngëtarja zbuloi se kënga e re me titullin “Leje” publikohet ditën e diel, më 19 mars.

“Pritjes i erdhi fundi, ‘Leje’ publikohet këtë të diel”, ka shkruar Kida.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitu artistja këtë herë, por padyshim do të mirëpritet nga fansat e saj të shumtë.

Ndërkaq, krahas punës për projekte të reja, Kida këtë periudhe e ka shijuar edhe duke pushuar në destinacione të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat