Melinda merr vendim: Asnjë koncert për Ramazan

Mediale Vip

Melinda merr vendim: Asnjë koncert për Ramazan

Më: 23 mars 2023 Në ora: 15:55
Melinda

Rep artistja e famshme nga Mitrovica, Melinda Ademi i ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame për muajin e shenjtë të Ramazanit, dhe jo vetëm.

Ylli i hitit “Nashta” ka njoftuar po ashtu, se për nder të Ramazanit, përgjatë gjithë këtij muaji ajo nuk do të jetë aktive me koncerte.

“Nga sot, e deri në përfundim të Ramazanit s’do të jem prezente në koncerte. Me respekt, Melinda.

Urime Ramazani të gjithë besimtarëve myslimanë”, ka shkruar Melinda në një storie të publikuar në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat