Arta Bajrami paralajmëron albumin e ri “038”

Mediale Vip

Arta Bajrami paralajmëron albumin e ri “038”

Më: 29 mars 2023 Në ora: 06:46
Arta Bajrami

Këngëtarja e njohur, Arta Bajrami po i rikthehet fuqishëm muzikës.

Kështu ka njoftuar vetë artistja përmes një postimi që ka bërë në llogarinë e saj në Instagram.

Arta ka zbuluar se ajo nuk po rikthehet me një këngë, por me një album muzikor që mban titullin “038”.

Këtë ajo e bëri të ditur në një fotografi ku shihet e veshur e tëra në të zeza teksa dukej në formë të mirë dhe tejet atraktive.

“038” albumi po vjen së shpejti”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e postimit.

Mbetet të shihet se çfarë ka përgatitur këtë herë këngëtarja e cila prej vitesh ka qëndruar larg angazhimeve muzikore.

Kujtojmë që kënga e fundit e Artës është “Ai nuk ka faj” që e solli në nëntor të vitit të kaluar të shoqëruar me videoklip.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat