Arjola Shehu e dashuruar, moderatorja ndan detaje si kurrë më parë

Mediale Vip

Arjola Shehu e dashuruar, moderatorja ndan detaje si kurrë më parë

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:29
Arjola Shehu

Për herë të parë, moderatorja e sukseshme Arjola Shehu ndan detaje nga jeta e saj personale dhe planet për martesë. E ftuar në një intervistë ditën e djeshme ajo pyetet nëse është në një lidhje romantike dhe ajo u shpreh: "Po, jam e dashuruar. Nuk e kam bërë publik dhe nuk do ta bëj. Është një raport në të cilin unë ndihem mirë.”

Asaj i bëhet gjithashtu një suprizë të bukur pasi një letër nga mamaja e përlot. Ajo çfarë u bëri përshtypje të gjithëve ishte fundi i letrës ku mamaja e saj thoshte: "Një dëshirë ma plotëso, e di ti."

Kur u pyet rreth kësaj dëshire Arjola tregoi se është dëshira që çdo prind ka për fëmijën e tij duke i lënë të gjithë të kuptojnë se dëshira ka të bëjë me një kurorëzim të mundshëm. Edhe për këtë Arjola kishte diçka për të ndarë publikisht:

"Kur të vijë momenti, por besoj se afër është. Është një lidhje serioze. Unë mendoj se çdo vajzë në një raport nuk hyn pa qëllime serioze. Gjithsesi jeta ka ulje dhe ngritje kështu që të shohim."

Pyetjes nëse lidhja e saj romantike vazhdon prej disa kohësh apo vitesh, duke qeshur ajo i ktheu një përgjigje shumë të shkurtër: "Kaq!"

Ku i dihet, ndoshta moderatorja e suksesshme dhe bukuroshja e hijshme do të ndajë së shpejti më shumë detaje rreth kësaj dashurie të bukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat