Feston ditëlindjen e 30-të, Bes Kallaku me dedikim të veçantë për Xhensilën

Mediale Vip

Feston ditëlindjen e 30-të, Bes Kallaku me dedikim të veçantë për Xhensilën

Më: 9 prill 2023 Në ora: 11:42
Bes Kallaku dhe Xhensila

Këngëtarja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, feston ditën e sotme (e diel) ditëlindjen.

E lindur më 9 prill të vitit 1993, artistja e një sërë hiteve ka mbushur plot 30 vite jetë.

Me këtë rast mes shumë urimeve një dedikim nuk mungoi as nga bashkëshorti i saj, aktori e këngëtari, Bes Kallaku.

Në një foto me të dhe me të bijën, ai shkroi: “Urime ditëlindjen, e mira, e bukura, e ëmbla, mami më e mira në botë”.

“Gjysma ime më e mirë. Të dua, të duam”, shtoi mes tjerash Kallaku.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Bes Kallaku (@bes_kallaku)

Çifti janë së bashku që shumë vite, ndërkohë që u martuan më 2 shtator të vitit 2017.

Të njëjtit janë prindër të një vajze të quajtur, Ajka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat