‘Një burrë më përndiqte me armë’, ngjarja e frikshme që i ndodhi moderatores shqiptare

Mediale Vip

‘Një burrë më përndiqte me armë’, ngjarja e frikshme që i ndodhi moderatores shqiptare

Më: 10 prill 2023 Në ora: 08:09
Moderatorja Arjola Shehu

Moderatorja Arjola Shehu ka treguar se është përndjekur nga një person i armatosur

. E ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, Arjola tha se ngjarja ka ndodhur kur ajo ka qenë e ftuar në një televizion në Kosovë së bashku me mikeshën e saj. Personi në fjalë e kishte ngatërruar moderatoren me të fejuarën.

“Do ta tregoj këtë histori. Nuk e kam treguar asnjëherë. Ka qënë një përjetim sa tani aq sa qesh edhe më krijohet një ankth. Ishim të ftuara për pavarësinë e Kosovës në 2018, dalim nga televizioni marrim taksinë dhe shohim një person që po na ndiqte. Ne vazhduam rrugën, sepse nuk e njihnim, por ky person na ndjek në 12 të natës.

Bënte me shenjë për të ndaluar dhe pasi ndalon afrohet tek xhami dhe bën sikur po merrte armë nga pas. Isha me mikeshën time, Evi Reçin dhe ai më kërkoi mua të shkoja me të. Pasi shkuam në komisariat e bukura e gjithë historisë është se ai djalë më kishte ngatërruar me të fejuarën e tij, e cila është një person i njohur në Kosovë, por që unë nuk do e bëj publike”, tregoi Arjola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat