“Ma ke nxirë jetën”, Stresi zbulon fjalët që ia tha Noizy pas daljes nga Big Brother VIP Kosova

Mediale Vip

“Ma ke nxirë jetën”, Stresi zbulon fjalët që ia tha Noizy pas daljes nga Big Brother VIP Kosova

Më: 10 prill 2023 Në ora: 14:17
Stresi

Rigels Rajku apo siç njihet me emrin artistik, Noizy, ka qenë një mbështetje e madhe për Stresin gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Reperi e ka treguar përkrahjen e tij vazhdimisht përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar fitoren e Arkimed Lushajt (emri i vërtetë).

Pas shpalljes fitues i edicionit të parë të BBVK, Stresi ka dhënë një intervistë për Prive, ku edhe ka folur për bisedën që ka bërë me Noizyn pas daljes nga shtëpia.

Më tha që ma ke nxirë jetën aty, e ka kuptuar që nuk ka qenë faji im. Kështu që, kemi biseduar mirë. Iu ka bërë qejfi shumë”, u shpreh ai.

Sa i përket bashkëpunimit të tyre të shumëpritur, ai tha se nuk ka një datë të saktë akoma.

Duket se fjalët e Noizyt kanë qenë për situatën që u përfshi me modelen Xhuli Nura.

Modelja nga Drenica në një moment tha në Big Brother se ka lënë një njohje jashtë me reperin, gjë e cila u mohua menjëherë nga Noizy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat