Pa këto 3 produkte nuk del kurrë nga shtëpia, Sarah Berisha tregon sekretet pse duket gjithnjë e kuruar

Mediale Vip

Pa këto 3 produkte nuk del kurrë nga shtëpia, Sarah Berisha tregon sekretet pse duket gjithnjë e kuruar

Më: 11 prill 2023 Në ora: 11:00
Foto ilustrim

Prej disa kohësh ajo po provon një eksperiencë krejt të re, atë të televizionit. Një mision që nuk është edhe aq i lehtë, ndonëse i është besuar drejtimi i një programi humoristik siç është “Kosherja”.

Por, nëse e diela e gjen në ekran, gjatë javës ajo është e pranishme në eventet më IN në kryeqytet, si dhe në rrjetet sociale duke na këshilluar për trendet e fundit të modës.

E kemi fjalën për Sarah Berishën, një emër i njohur për Living, por edhe për publikun e gjerë pasi ka qenë pjesë e editorialeve të ndryshme të Revistës Living dhe gjithashtu pjesë e emisioneve në Tring. Ndaj nuk kishte si të mos bëhej pjesë e rubrikës “Në çantën time”.

Ish-konkurrentja e "Big Brother Vip" ka zbuluar para kameras tonë se çfarë mban gjithmonë me vete në një ditë të zakonshme. Cila është ajo gjë e vogël dhe e madhe pa të cilën nuk bëjmë dot? Sigurisht që portofoli.

Sarah nuk del kurrë nga shtëpia pa të, ndonëse në fund të çantës ka gjithmonë të shkoqura. Si një influencer dhe blogger-e "e varur" pas së bukurës, këto 3 produkte kozmetike lapsat e buzëve, shkëlqyesin dhe vajin hidratues nuk i heq kurrë nga çanta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat