Pas ndarjes, thuhet se Taylor Swift po del me dikë tjetër, por si qëndron e vërteta?

Mediale Vip

Pas ndarjes, thuhet se Taylor Swift po del me dikë tjetër, por si qëndron e vërteta?

Më: 11 prill 2023 Në ora: 16:39
Taylor Swift

Taylor Swift dhe Joe Alwyn i dhanë fund marrëdhënies së tyre 6-vjeçare dhe menjëherë nisën thashethemet se Tay po del me dikë tjetër, më të madh se vetja.

Këto zëra nisën nga një burim për “DeuxMoi”, ku u tha se ajo po takohet me dikë tjetër, pas ndarjes nga ish-partneri. Por, një burim tjetër siguroi “Page Six” se Taylor tani është “100% beqare”.

Burimi për “Page Six”, i dha fund edhe zërave se Tay dhe Joe ishin martuar në fshehtësi, duke thënë se nuk është aspak e vërtetë.

Meqë po flasim për burimet, një tjetër person i tha “People” se këngëtarja dhe ish-i u ndanë sepse kishin shumë ndryshime në personalitetet e tyre dhe se nuk përshtateshin me njëri-tjetrin. “Ata kishin shumë gjëra të përbashkëta dhe u dashuruan në një flluskë. Por, me pandeminë, ata u izoluan bashkë dhe vijuan ta zhvillonin lidhjen e tyre. Por, nuk e njihnin njëri-tjetrin jashtë kësaj flluske”.

Gjithashtu, shtoi edhe se Joe nuk ndihej fort rehat me nivelin e famës që Taylor ka. “Joe ka pasur vështirësi me nivelin e famës së Taylor dhe vëmendjen në publik. Ndryshimet në karakteret e tyre u bënë më të vështira për t’u injoruar pas gjithë këtyre viteve, ndaj ata u ndanë".

Pavarësisht faktit se Tay dhe Joe po flisnin për planet për martesë në muajt e ardhshëm, sërish ndarja erdhi qetë, pa drama dhe ata vazhdojnë të mbeten miq. Taylor nuk ka asgjë të keqe për të thënë për Joe dhe për momentin është e përqendruar në turneun e saj “Eras”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat