“Do na vdes OTR-i”, pjesë nga ‘dissi’ ndaj Noizyt që Cllevio planifikonte të nxirrte

Mediale Vip

“Do na vdes OTR-i”, pjesë nga ‘dissi’ ndaj Noizyt që Cllevio planifikonte të nxirrte

Më: 17 prill 2023 Në ora: 23:26
Noizy

Ka tash e sa ditë që reperët Cllevio dhe Noizy janë kthyer në dy prej emrave më të përfolur të momentit.

Kjo pasi u përfol se Cllevio (emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti), u arrestua nga policia nën akuza që rëndonin nga reperi Noizy.

Mirëpo ky i fundit në një sqarim publik të bërë të hënën, ka treguar se e ka tërhequr aktakuzën ndaj Cllevios dhe nuk do të ndjek rrugën ligjore, ngase vëllai i tij i është lutur që të heqë dorë.

Ndërkohë, Cllevio në një lidhje direkte me ndjekësit e tij në TikTok, ka interpretuar disa nga vargjet e ‘diss’-it që kishte planifikuar të nxirrte kundër Noizyt.

“Je frikacak me Ferrari, Top Channel kape lajmin, do na vdesi OTR-i, O Zot na fal, parashikime….mbreti nga Sukthi, gango lushnjari”, thuhet mes të tjerash në disa prej vargjeve.

Cllevio përndryshe shquhet si një prej emrave më problematikë të estradës, i cili jo pak herë është ballafaquar edhe me autoritetet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat