Çfarë ndodhi në BBV? Nita i habit të gjithë, puth në buzë Visin

Mediale Vip

Çfarë ndodhi në BBV? Nita i habit të gjithë, puth në buzë Visin

Më: 18 prill 2023 Në ora: 09:50
Nita

Mbrëmë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë argëtuar pafund, pasi Vëllai i Madh u organizoi një ‘Pyjama Party’.

Në dhomën e ndjenjës ishte vendosur një rrotë e madhe, në të cilën kishte disa dënime të ndryshme. E nëse banorët refuzonin që të kryenin dënimin që iu ra, atëherë do të pinin shots.

Në një moment Nita Latifit i ra dënimi që të puthte në buzë personin në të djathtën e saj, i cili ishte Elvis Pupa. Ky i fundit u vendos paksa në siklet dhe Luiz Ejlli i kthehet: “Nëse të ngushëllon unë kam puthur Oltën”, ndërkohë Qetsor Ferrunaj ia pret: “Unë Sabianin”.

Teksa Nita ishte me mëdyshje, tha njëherë që do pinte një shots, por Luizi këmbënguli duke thënë se ishte një puthje skenike. E si pasojë ndodhi dhe puthja mes dy banorëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat