U gjet i pajetë në dhomën e tij/ Pas 6 muajsh, zbulohet shkaku i vdekjes së Aron Carter

Mediale Vip

U gjet i pajetë në dhomën e tij/ Pas 6 muajsh, zbulohet shkaku i vdekjes së Aron Carter

Më: 19 prill 2023 Në ora: 12:14
Aron Carter

Është zbuluar shkaku i vdekjes së këngëtarit të ndjerë Aaron Carter ndërroi jetë rreth 6 muaj më parë nga mbytja pasi thithi gaz dhe mori disa lloje drogërash, sipas eksazminimit mjekësor të Los Angeles ‘Country Medical Examiner-Coroner’.

Muzikanti u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Lancaster, Kaliforni më 5 nëntor. Në atë kohë, burimet e policisë treguan se ai u gjet në vaskën e tij nga pastruesja e shtëpisë dhe se në dhomën e tij të gjumit u gjetën pilula me recetë dhe droge. Besohej se Carter ka humbur ndjenjat dhe është mbytur.

Ai pati të njëjtin fat si yjet e tjerë

Këngëtarët si Whitney Houston dhe Dolores O’Riordan të The Cranberries kanë vdekur në vaskat e tyre nga mbytja aksidentale ndërsa ishin nën efektin e drogërave.

Një burim i afërt me familjen zbuloi për PEOPLE se Carter ende po luftonte me vdekjen e papritur të disa anëtarëve të familjes, duke përfshirë motrën e tij Leslie dhe babain Robert.

“Aaron kurrë nuk u përball me shumë trauma që kishte. Ai u trondit me të vërtetë kur Leslie vdiq, por ishte vdekja e Bobit që e shkatërroi vërtet atë.“

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat