Kiara flet pas daljes nga shtëpia: Efit i uroj suksese, jam e lumtur që është në finale

Mediale Vip

Kiara flet pas daljes nga shtëpia: Efit i uroj suksese, jam e lumtur që është në finale

Më: 23 prill 2023 Në ora: 06:58
Kiara Tito

Pasi mbërriti në studio, Kiara foli më shumë për shpalljen e Efit finaliste.

Kiara: Mendoj që Efi ka argumente të forta, ka nerva më shumë se unë, i çon gjërat deri në fund. Ajo ka pasur më shumë kohë ti shohë gjërat nga jashtë, ka qënë kundër Oltës kjo i pëlqente fansave të Luizit.

Kam pasur shumë gjera për të treguar, por jam stepur. Unë i uroj sukese jam e lumtur që është në finale.

Arbër: I them banorëve të kenë fat dhe jetë të lumtur. Në këtë pikë të lojës, publiku ka qënë më kurizoë të shohë përballjen e Luizit dhe Efit. Midis marrëdhënies së Luizit dhe Efit, ka goxha audiencë që mbështet Efin. Mendoj që do kenë debate të ashpra, sepse do e shohë largimin e Kiarës si penalizim. Ai nuk rri dot pa bërë gjë, do të dojë të ulë Efin sa më shumë.

Kiara: Nuk mendoj që do bëjë diçka të fortë tani që është finalist.

Arbër: Është ai lloj njeriu që do gjithmonë të lëvizë dhe krijon debate më shumë në atë shtëpi, besoj se do vazhdojë po njësoj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat