Noizy publikon këngën e re “My All”

Mediale Vip

Noizy publikon këngën e re “My All”

Më: 28 prill 2023 Në ora: 19:29
Noizy

Ashtu siç kishte paralajmëruar, Rigels Rajku – Noizy, ka publikuar sot (e premte) këngën e re.

Bëhet fjalë për bashkëpunimin me këngëtaren Elvana Gjata, projekt ky që mban titullin “My All”.

Dueti është kompletuar edhe nga ana vizuale, me paraqitje të veçantë të të dy artistëve.

Producimi i këngës ndërkohë është bërë nga Panda Music dhe tashmë ndodhet në platformën YouTube.

Kjo këngë është pjesë e albumit të ri të reperit të titulluar “Alpha”, të cilin e promovoi pak ditë më parë në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë para mijëra njerëzve.

Projekti ritmik me elemente verore besohet se do të pritet mirë edhe nga fansat e publiku.

Noizy theksojmë që vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të komentuar në showbizin shqiptar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat