Humbi ndjekës shkaku i Luizit, Kejvina ka një kërkesë pasi këngëtarit iu hap Instagrami i ri

Mediale Vip

Humbi ndjekës shkaku i Luizit, Kejvina ka një kërkesë pasi këngëtarit iu hap Instagrami i ri

Më: 28 prill 2023 Në ora: 23:40
Kejvina Kthella

Modelja dhe blogerja shqiptare Kejvina Kthella, që sivjet ishte banore në Big Brother VIP Albania, ka bërë një veprim interesant pasi që Luiz Ejlli hapi sonte Instagramin zyrtar

Kejvina kishte pasur debate shumë të ashpra gjatë kohës sa ishte në shtëpi të Big Brother.

Debate që më vonë ajo i shndërroi në personale dhe goditi atë me “shuplakë”.

Image
Kejvina Kthella/Instastory

Kjo sjellje rezultoi me përjashtimin e modeles nga shtëpia e Big Brother VIP Albania dhe me të dal Kejvina shikoi se kishte humbur më shumë së 150 mijë ndjekës nga Instagrami.

Asaj ju desh më shumë së një muaj të bëhet përsëri aktive dhe dërgoi një dron në shenjë kërkim falje për Luizin, e ku këngëtari shkodran e pranoi atë.

Sonte, pasi që e fejuara e Luizit, Kiara Tito hapi Instagramin zyrtar të Luizit pasi që i pari me 670 mijë ndjekës ishte mbyllur, Kejvina e ka shpërndarë atë në profilin e saj zyrtar dhe aty ka bërë një thirrje interesante.

“Follow mistrecit, e unfollow mua”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat