Këngëtari Ardian Dema bashkëpunon me më të mirët për projektin "Jabanxhi"

Mediale Vip

Këngëtari Ardian Dema bashkëpunon me më të mirët për projektin "Jabanxhi"

Më: 1 maj 2023 Në ora: 15:14
Ardian Dema

Është projekti i dytë që këngëtari me zërin e veçantë e ka lansuar këtë vit. E kemi fjalën për Ardian Dema dhe projektin mjaft të bukur që ka ardhur pak ditë më parë me një super klip.

Quhet "Jabanxhi" projekti i Ardianit e ku mësojmë se për orkestrim dhe muzikë ka bashkëpunuar me Wirusi, teksti shkruar nga Avni Qahili e video nga Urbangraphics dhe ia vlen ta dëgjoni në linkun më poshtë.

Ky projekt i tij vjen pas suksesit të këngës "Pse s' jena mo" , të cilën e realizoi në Gjermani.

Por surprizat dhe hitet nga Ardiani nuk do të ndalen, shumë shpejt do jetë kënga e radhës "Djali i lumtur" autor i së cilës është Ilir Berani me orkestrim nga Ardian Kastrati e shumë shpejt do të realizojë klipin e saj.

Gjithmonë Ardiani ka zgjedhur të bashkëpunojë me më të mirët e suksesi është i padiskutueshëm.

Gjithashtu mësojmë se ai do të realizojë dhe disa këngë, cover e projekte gjatë këtij viti si dhe një super plan ku do të jetë një përmbledhje e të gjithave këngëve të tij në një album unik, ndërsa ai ka mjaft ftesa kudo.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat