Zbulohet vendi ku Kiara dhe Luizi do kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre

Mediale Vip

Zbulohet vendi ku Kiara dhe Luizi do kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre

Më: 5 maj 2023 Në ora: 18:22
Kiara dhe Luizi

Sikurse është bërë me dije mbrëmjen e nesërme në finale e “Big Brother VIP”, Luizi dhe Kiara do kurorëzojnë në martesë lidhjen e tyre.

Në një intervistë për ‘Fan Club’ Kiara zbuloi të martën se tezja e saj do jetë dëshmitare dhe tha se: “Kam provuar disa fustane. Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër…”

Ndërkohë në rrjete sociale është ”zbuluar” dhe vendi se ku do të mbahet ceremonia e celebrimit. Është pikërisht Bashkia e Tiranës, ku nesër mbrëma do të kthehet në një ambient magjik për çiftin e vetëm të BB Vip 2 që do të martohen.

Image
Foto

Ata do të kurorëzohen zyrtarisht burrë e grua nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat