Dafina Zeqiri dhe Ya Nina publikojnë “Nasty x see me”

Mediale Vip

Dafina Zeqiri dhe Ya Nina publikojnë “Nasty x see me”

Më: 12 maj 2023 Në ora: 09:21
Dafina Zeqiri dhe Ya Nina

Artistja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri ashtu siç kishte paralajmëruar ka lansuar një projekt të ri muzikor.

Këtë herë këngëtarja ka bashkuar forcat me një emër të ri të estradës, artisten Ya Nina.

Dy vajzat kanë lansuar dy këngë brenda një projekti e që mban titullin “Nasty x see me”.

Producent i projektit është Cricket që gjithashtu ka realizuar ‘beat’-in bashkë me Marko.

Teksti I këngës është shkruar nga Ya Nina, Alien dhe Elinel teksa për melodinë u kujdes sërish Ya Nina bashkë me Dafinën dhe Markon.

Dafina dhe Ya Nina dukeshin unike dhe tejet joshëse në skenat e videoklipit, i cili u realizua nën regjinë e Dina Morinës.

Të plotë kënga tashmë gjendet e lansuar në kanalin zyrtar të Dafina Zeqirit në YouTube, që padyshim do të mirëpritet nga ana e fansave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat