Miqësi apo strategji? Luizi dhe Olta flasin hapur!

Mediale Vip

Miqësi apo strategji? Luizi dhe Olta flasin hapur!

Më: 14 maj 2023 Në ora: 12:01
Luizi dhe Olta

Një nga marrëdhëniet më të diskutuara në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka qenë midis dyshes Luiz-Olta, të cilët për një kohë të gjatë kanë patur debate të vazhdueshme të bashkangjitur me një miqësi indirekte.

Në “Big Brother POST”, dyshja ka folur se si nisën strategjitë e heshtura mes tyre.

“Unë e kam thënë para se te hyja që i kam parë emrat që përflitenin për të hyrë në “Big Brother” dhe e shikoja që Olta ishte ajo që më duhej. I kam dhënë dorën të parën që në fillim. Më është dashur sepse doja një natyrë si vetja dhe e dija qe s’do tërhiqej mbrapa. Po te ecte ashtu siç eci, e dija që do linim në hije të gjithë shtëpinë. Prandaj thoja që është e keqja e domosdoshme.”- është shprehur fituesi i BBVIP.

Nga ana tjetër, Olta tha se e kishte kuptuar strategjinë e Luizit, ndërkohë që u shpreh se kjo gjë nuk e shqetësonte.

“Mua më lindi kimia natyrale me Luizin. Unë e kuptoja që atë që bënte me mua e kishte skemë, por nuk më shqetësonte, se më pëlqente Luizi si natyrë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat