Një bebe për çiftin Bora-Donald? Ja çfarë thotë mikesha e tyre Semi Jaupaj

Mediale Vip

Një bebe për çiftin Bora-Donald? Ja çfarë thotë mikesha e tyre Semi Jaupaj

Më: 6 qershor 2023 Në ora: 14:07
Semi, Bora dhe Donald

Bora dhe Donaldi kohët e fundit janë përfolur shpesh për një bebe.

Pak muaj më parë, moderatorja u përfol se është në pritje të ëmbël. Në një event publik, Donaldi u shfaq duke i përkëdhelur barkun dhe kjo ndezi rrjetin. Por, asokohe Bora i mohoi këto zëra. “Planet janë gjithmonë. Plane kemi por gjëra konkrete nuk ka. Me linjat jemi mirë. Jo nuk ka”, u shpreh ajo.

Ndërkohë, një video e tyre në dasmën e Kleas dhe Elgitit me një fëmijë ka ndezur sërish rrjetin me shumë fnasa që mendojnë se ata janë gati për një fëmijë.

Mikesha e tyre e ngushtë Semi Jaupaj thotë se do u shkonte një bebe por la në pikëpyetje se ndoshta nuk janë gati.

“I shkon një bebe atyre por këto janë gjëra personale.(qesh) Do i shkonte një bebe por tani edhe mami im mendon se mua do më shkonte një bebe por sa gati jam unë të bëj një bebe.(qesh)”-tha Semi në ‘Live from Tirana’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat