Është 82 vjeçare, por aktorja e “Harry Potter” pozon nudo

Mediale Vip

Është 82 vjeçare, por aktorja e “Harry Potter” pozon nudo

Më: 15 qershor 2023 Në ora: 09:03
Miriam Margoyles

Miriam Margoyles ka habitur fansat me daljen e saj në revistën e fundit të “British Vogue” ku ka pozuar nudo.

82-vjeçarja është në kopertinën e Qershorit në nder të muajit LGBT+ dhe mbuloi me disa ëmbëlsira pjesët intime. Aktorja e cila njihet si profesoresha Sprout në sagën e filmave “Harry Potter”, tregoi hapur orientimin e saj seksual në vitin 1966 kur homoseksualiteti ishte ende i paligjshëm.

Përveç imazheve që kanë rrëmbyer vëmendjen, Miriam foli edhe për përçmimin ndaj “gjoksit të saj të madh” dhe “barkut të rënë”. “Më pëlqen fytyra ime. Mendoj se është e ëmbël, e ngrohtë, e pastër dhe e buzëqeshur.

Image
Miriam Margoyles

Por e urrej trupin tim. Kam gjoks të madh dhe bark të rënë, këmbë të vogla të kthyera. Nuk jam e kënaqur me to. Por merr më të mirën. Duhet. Bën më të mirën që mundesh”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat