Si është të jesh shtatzënë në moshën 44 vjeçare sipas Kourtney Kardashian

Mediale Vip

Si është të jesh shtatzënë në moshën 44 vjeçare sipas Kourtney Kardashian

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 06:35
Kourtney Kardashian

Kourtney Kardashian dhe Travis Barker janë aq të dashuruar sa e reflektojnë kudo marrëdhënien e tyre.

Pas shumë tentativave, disa prej të vilave me In Vitro ylli i “The Kardashians” zbuloi se është në pritje të fëmijës së parë të saj me bashkëshortin baterist në një koncert të Blink-182, duke mbajtur një tabelë ku shkruhej: “Travis jam shtatzënë”.

Momentin e bukur Kourtney e ka ndarë edhe në Instagram-in e saj, ku duket ajo me pankartë në dorë dhe Travis që zbret nga skena për t’i dhuruar një përqafim dhe shumë puthje. Në foto duket barku i rrumbullakosur dhe shprehet mëse e lumtur për plani dhe bekimet e Zotit”. Në albumin e publikuar, tregohen disa foto ku Travis puth barkun e rrumbullakosur, apo i drejton shkopinjtë e baterisë.

Image
Kourtney Kardashian

Një burim tha për People se Kardashian është super e lumtur dhe entuziaste. “Kur ia tha familjes, ishte me lot në sy. Ata e kanë ditur prej ca kohësh. Të gjithë janë të lumtur për të. Kourtney mezi pret të jetë sërish nënë dhe fëmijët e saj janë të lumtur gjithashtu”.

“Kourtney është lutur për këtë ditë. Ajo ka dashur të ketë një bebe me Travis që kur ata nisën të dilnin bashkë. Janë përpjekur për pothuajse 2 vite që të bëhen prindër”, shtoi burimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat