Pas ribashkimit me nënën, Britney Spears merr këtë vendim për motrën e saj

Mediale Vip

Pas ribashkimit me nënën, Britney Spears merr këtë vendim për motrën e saj

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 15:44
Britney Spears

Lihen pas mëritë mes motrave!

Britney Spears ka zbuluar se është takuar me motrën e saj, Jamie Lynn Spears pas zënkës së tyre. Ajo ka postuar në Instagram një video të saj duke kërcyer në një varkë me bashkëshortin e saj, Sam Asghari.

Në mbishkrimin e videos, Spears tregoi se ajo vizitoi motrën e saj javën e kaluar në xhirimet e rifillimit të filmit të saj Paramount+, “Zoey 102”.

“Ishte bukur të vizitoja motrën time në xhirime javën e kaluar !!! Me keni munguar shume djema!!! Vajzat besnike qëndrojnë në shtëpi, por është shumë bukur të vizitosh familjen!!!”-shkroi 41-vjeçarja.

Kujtojmë se nëna e saj lutej që mes motrave të mos kishte më mëri.

“Lynne po i lutet Britney-t që të pajtohej me motrën e saj, Jamie”, tha një burim i brendshëm për Daily Mail.

Ribashkimi motrash erdhi vetëm disa javë pasi Britney u pajtua edhe me nënën e saj për herë të parë pas vitesh.

“Mamaja ime e ëmbël u shfaq dje në derën sime pas 3 vitesh… ka qenë kaq kohë e gjatë,” shkroi Briteny pas takimit me të ëmën.

Kujtojmë se prej kohësh shëndeti i saj është vënë në dyshime nga fansat e saj, e mbase kjo është dhe arsyeja e pajtimit të familjes me të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat