Mozzik dhe Loredana rikthehen sërish bashkë?! Ja fotoja që ngjalli dyshime

Mediale Vip

Mozzik dhe Loredana rikthehen sërish bashkë?! Ja fotoja që ngjalli dyshime

Më: 23 qershor 2023 Në ora: 09:49
Loredana Zefi dhe Mozzik

U bë kohë që reperët Mozzik me Loredana përfliten për një ribashkim të tyre.

Loredana ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re dhe gjejeni pak kush e ka mbështetur: Mozzik dora vetë. Ai ka ndarë videon e saj në Instagram duke shkruar “Nëna e Hanës”. Postimi është rishpërndarë edhe nga Loredana e cila nuk ka shkruar asgjë.

Në sektorin e komenteve të gjithë flasin për këtë veprim. Aty gjen dhe disa ndërveprime të Mozzik me fansat por asnjë përgjigje konkrete. A është rikthyer ai sërish me Loredanën? Apo thjesht kanë vendosur të kenë një raport të mirë për hir të vajzës së tyre? Janë shokë tani?

Image
Reagimi i Mozzikut

Shumë pyetje për këtë çift prej vitesh. Përgjigja me siguri do kërkojë kohë të vijë.

Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Reperja zbuloi verën e kaluar se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik dhe se është motra e saj që komunikon me të për të bijën.

Mirëpo, muaj më parë në ditëlindjen e Hanës dyshja u shfaq krah njëri-tjetrit duke treguar se mund të bëhen bashkë e të lënë pas çdo gjë për vajzën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat