“Zoti iu bekoftë” – Olta Gixhari uron Kurban Bajramin

Mediale Vip

“Zoti iu bekoftë” – Olta Gixhari uron Kurban Bajramin

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 17:19
Olta Gixhari

Aktorja dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania 2, Olta Gixhari ka uruar besimtarët e fesë islame për festën e Kurban Bajramit.

Olta ka publikuar disa fotografi familjare, ku shihet me të birin dhe prindërit e saj, ndërsa uron festën.

“Gëzuar Bajramin. Zoti iu bekoftë”, ka shkruar Olta në mbishkrimin e fotove të realizuar në Stamboll.

Ndërsa, të shumta kanë qenë urimet e miqve dhe fansave të saj në hapsirën e komenteve.

Ndryshe, kujtojmë që Olta ishin pjesë e shtëpisë së famshme të BBVA për gati 100 ditë, por vendosi të ndërpru  rrugëtimin me arsyen se nuk po arrinte të përballonte mungesën e djalit.

Pas kësaj, aktorja ka vazhduar me angazhimet profesonale dhe aktualisht po bën xhirimet e filmit “Në kuadër të dashurisë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat