Ish-i i Kimit shtrohet në rehabilitim

Mediale Vip

Ish-i i Kimit shtrohet në rehabilitim

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 08:21
Aktori i njohur Pete Davidson

Aktori i njohur Pete Davidson është shtruar në rehabilitim pasi po lufton me çrregullimin kufitar të personalitetit dhe PTSD, thonë burimet për Page Six.

Mësohet se aktori i “Saturday Night Live” po trajtohet në të njëjtin institucion në Pensilvani, ku shoku i tij i ngushtë John Mulaney kërkoi ndihmë për çështjet e pijeve dhe drogës.

Një mik tha: “Pete shkon rregullisht në rehabilitim për ‘rregullim’ dhe për të marrë një pushim mendor.”

Kjo vjen disa javë pasi ai u detyrua t’i kërkonte falje kreut të shoqatës bamirëse të kafshëve PETA për shkak të sjelljes së tij ndaj tyre.

Ai u akuzua gjithashtu këtë muaj për drejtim të pakujdesshëm pasi përplasi makinën e tij me një shtëpi në Beverly Hills. Ai ishte duke drejtuar mjetin tip “Mercedes” me të dashurën e tij Chase Sui Wonders kur humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me një shtëpi.

Një burim i afërt i tha Page Six: “Kushdo që e njeh Pete e di se ai gjithmonë do të ngrihet dhe do të marrë ndihmë kur e di se ka nevojë për të. Ai ka shumë njerëz në anën e tij që e duan dhe e mbështesin dhe janë krenarë për të.”

Miku thotë se komiku – i cili ishte vetëm 7 vjeç kur humbi babanë e tij zjarrfikës, Scott, në sulmet terroriste të 11 shtatorit – “po merr një pushim të merituar në mënyrë që të mund të fokusohet tek vetja dhe të mësojë të merret më mirë me çështjet e tij PTSD”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat