Arsyeja pse njerëzit po aludojnë për Einxhel Shkira është shtatzënë për herë të dytë

Mediale Vip

Arsyeja pse njerëzit po aludojnë për Einxhel Shkira është shtatzënë për herë të dytë

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 00:06
Einxhel Shkira

Le t’jua themi që në fillim, për shkak të një komenti në Instagram.

Moderatorja solli në jetë fëmijën e saj të parë, një djalë për të cilin cifti zgjodhi emrin Trev e që padyshim është motivi i jetës së tyre dhe ai që ze hapsirën më të madhe të postimeve të dyshes në rrjetet sociale.

Megjithatë, teksa Trev rritet dhe Einxhel e Dagz duken më të dashuruar se kurrë, fansat e ciftit mendojnë se Shkira është sërish në pritje të ëmbël, gjë që fakt që nuk aludohet tani për herë të parë pasi ka nisur si thashethem disa javë më parë.

Megjithatë tani njerëzit janë më të bindur dhe shkak për këtë është një koment Instagram-i, në një prej fotove të fundit të Alban Ramosaj. Ky i fundit, në bashkëpunim me Beatrix, Dagz dhe Pm kanë sjellë projektin “Gin Tonic”, një këngë që pritet të kthehet në një prej hiteve të verës e pikërisht duke promovuar këngën, këngëtari shkruan në foton e tij: M’boni tag n’story naj gotë Gin Tonic”.

Einxhel shkruar si përgjigje: “A bon nje gote me uje qe duket si Gin Tonic?”.

Image
Einxhel Shkira/instagram

Kaq u desh për fansat e saj që të mendonin se Einxhel mund të jetë sërish shtatzënë, nisur nga fakti që nuk do të konsumojë alkoolin. Megjithatë, duhet marrë parasysh se ka edhe arsye të tjera pse moderatorja zgjedh “gotën e ujit” para pijes, e para se kanë kaluar vetëm 6 muaj nga lindja e Trev dhe ende nuk do të konsumojë alkool, ose se fundja nuk ka një emoji që përfaqëson “Gin Tonic” dhe zgjedh ta bëjë kështu.

Gjithsesi nëse është vërtetë në pritje të ëmbël, gjë që me gjasë do ta konfirmojë vetë si herën e parë, jemi të lumtur për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat