“Kamerierja e Lushnjës”, Kiara Tito i kundërpërgjigjet ndjekëses

Mediale Vip

“Kamerierja e Lushnjës”, Kiara Tito i kundërpërgjigjet ndjekëses

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 18:02
Kiara Tito

Prezantuesja e njohur, Kiara Tito, këtë herë është shfaqur në kopertinën e revistës “Global Woman”.

Ajo ka folur për jetën pas Big Brother-it, romancën me Luiz Ejllin si dhe për karrierën profesionale.

Ndërsa këtë e ndau me ndjekësit në Instagram, të shumta ishin komentet me të cilat u përball moderatorja.m

“O Zot kamerierja e Lushnjës në cover”, ka qenë komenti që i është bërë Titos nga një ndjekëse.

“Edhe po të isha kameriere ç’të keqe ka? Nuk është turp sot të punosh! Turp është të rrish kot, e të ofendosh 24 orë nëpërmjet një telefoni”, ia ktheu 27 vjeçarja nga ana tjetër.

Image
Komenti

E njëjta tani ka nisur moderimin e një programi të ri të quajtur “Kepi i VIP-ave”.

Bukuroshja sivjet ishte një nga emrat më të komentuar për shkak të pjesëmarrjes në BBVA 2 dhe lidhjes me artistin shkodran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat