Zake Prelvukaj tregon paragjykimet kur theu tabu-të dhe pikturoi trupin e saj

Mediale Vip

Zake Prelvukaj tregon paragjykimet kur theu tabu-të dhe pikturoi trupin e saj

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 17:34
Zake Prelvukaj

Piktorja Zake Prelvukaj vjen nga një familje e shquar artistësh dhe sot ishte sot e ftuara e Xheraldina Vulës. Një bisedë e këndshme midis dy grave që artin e duan shumë, e bëri programin “N’majë të gjuhës” shumë të veçantë sot.

Ajo tregoi shumë nga puna dhe jeta e saj dhe sigurisht që nuk mund të mungonin thashethemet apo paragjykimet për artisten me shpirt të lirë.

“Thashethemet kanë marrë formën e tyre tashmë. Zakja ka bërë gjoksin, buzët floket e çdo gjë. Kjo eshte e përdalë, s’do ta dojë njeri. Pastaj kur i kam bërë gjërat më kanë dashur më shumë”- tregoi artistja duke qeshur.

Ajo ndau me publikun edhe momentin kur theu tabu për kohën pasi nuk ishte e zakonshme të pikturoje mbi trup:

“Në vitin 97-të sigurisht që kam patur thashetheme. Ne s’kishim internet dhe nuk e di a jam e para që e kam bërë këtë. Hodha bojen ne trup dhe mora nje aparat per ta fotografuar. Kam degjuar edhe që do të vrasin por mos i bëj këto por unë e bëra dhe me pas kam marrë shumë komplimenta”

Artistja shqiptare nga Mali i Zi por që jeton në Kosovë, foli edhe për një tjetër detaj të jetës së saj. Zake Prelvukaj tregoi se nuk bën kompromise me artin:

“Si artiste nuk kam dashur të dirigjohem nga paratë, dua ta edukoj masën me artin tim. Ata që më zgjedhin mua dhe artin tim duhet ta pranojnë frymëzimin, krijimtarinë time. Nuk funksionon me porosi.”

Ajo tregoi se që në moshën 13 vjeçare ka patur pasion stilimin dhe në të ardhmen mund të shohim edhe pune të sajat në këtë fushë, ndoshta një koleksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat