Këndoni e kërceni me këngën “Vllau” ardhur nga Man Gjonbalaj

Mediale Vip

Këndoni e kërceni me këngën “Vllau” ardhur nga Man Gjonbalaj

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 19:18
Man Gjonbalaj

Një super projekt muzikor sapo ka ardhur nga artisti nga Malësia Man Gjonbalaj.

Kënga e tij më e re vjen pikërisht në kohën e dasmave, pasi ashtu siç ishte paralajmëruar ashtu dhe është plot ritëm e hare me titull " Vllau".

Edhe këtë herë Man i ka besuar producentit Genc Prelvukaj e ku mix-master është realizuar nga Granit Ismajli e video mjaft e bukur nga Black Fish.

Kënga ka nisur të pritet mjaft mirë që në ditët e para të publikimit dhe padiskutim do të luhet e kërcehet shumë kudo në dasmat shqiptare.

Ne ju ftojmë që ta ndiqni e ta pëlqeni në linkun më poshtë projektit më të ri mga Man Gjonbalaj.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat