Luana Vjollca shfaqet provokuese, teksa paralajmëron bashkëpunimin e ri me Bardhin

Mediale Vip

Luana Vjollca shfaqet provokuese, teksa paralajmëron bashkëpunimin e ri me Bardhin

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 21:13
Luana Vjollca

Moderatorja e njohur shqiptare, Luana Vjollca prej vitesh ka synim edhe muzikën dhe herë pas here lanson këngë të reja.

Ajo tashmë ka disa bashkëpunime që kanë rezultuar mjaft të suksesshme, ndërsa një të tillë ka paralajmëruar edhe së fundmi.

Përmes një video që ka publikuar në Instagram, Luana ka ndarë një pjesë të shkurtër të bashkëpunimit që mban titullin “shitnja flaken”.

E veshur në bluzë dhe mini-fund të shkurtër, Luana dukej tejet joshëse ndërsa vallëzonte nën ritmin e këngës së re.

“-24 orë!! Shtinja flaken”, ka shkruar Luana në mbishkrimin e postimit.

Mbetet të shihet se çfarë kanë përgatitur dyshja që edhe më parë kanë bashkëpunuar për këngën “Zemrën ta vodha”.

Ndërkohë, përveç muzikës, Luana po finalizon edhe ‘reality-show’-n më të ri “Love Island”, që pritet të nisë në shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat