Çifti i ri i showbiz-it? Kim Kardashian kapet ‘mat’ duke flirtuar me futbollistin e njohur

Mediale Vip

Çifti i ri i showbiz-it? Kim Kardashian kapet ‘mat’ duke flirtuar me futbollistin e njohur

Më: 14 korrik 2023 Në ora: 07:06
Kim Kardashian

Javën e kaluar, milioneri Michael Rubin organizoi një festë me temë në Hamptons për të festuar 4 korrikun, ku morën pjesë të gjithë të famshmit.

Megjithatë, sytë u përqendruan sërish tek Kim Kardashian, e cila duket se po e shijonte në maksimum mbrëmjen, duke pasur shoqërinë e Tom Brady-t.

 Fillimisht ajo ka postuar disa foto nga festa, në të cilat ka pozuar me futbollistin Kylian Mbappe, duke shkaktuar komente për një marrëdhënie mes tyre. Shumica, sigurisht, ishin keqdashëse dhe i kërkuan Kimit të qëndronte larg tij.

Gjithçka tregon megjithatë se personi për të cilin ajo interesohet është edhe futbollisti amerikan dhe ish-bashkëshorti i Xhisielës, Tom Brady.

Të dy shihen në foto duke biseduar, të buzëqeshur, ndërsa sipas burimeve për mediat e huaja mes tyre ka pasur flirt dhe emocione të forta. Që në muajin maj kishin qarkulluar thashethemet e para se Kim Kardashian dhe Tom Brady kanë shfaqur interesim, por asgjë nuk është zyrtarizuar në publik.

Një burim i Daily Mail tha: “Kim dhe Tom flirtuan shumë në festën e Rubin dhe u panë gjatë ditës në plazh së bashku dhe natën duke kërcyer përsëri së bashku”, duke shtuar se Tom është thjesht tipi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat