Pas Mira Konçit, Shpëtim Saraçin e braktis edhe e bija?

Mediale Vip

Pas Mira Konçit, Shpëtim Saraçin e braktis edhe e bija?

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 08:32
Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale

Kompozitori i njohur Shpëtim Saraçi dhe këngëtarja Mira Konçi vendosën para disa vitesh të largohen drejt SHBA-së, për të nisur një jetë të re. Ky largim erdhi menjëherë pasi Shpëtim Saraçi u hoq nga puna pranë TVSH-së.

Ishte vetë kompozitori Saraçi ai që e dha lajmin e largimit, duke u shprehur i zhgënjyer nga Shqipëria.

Por vetëm pak vite më vonë, u publikua lajmi për ndarjen e Shpëtim Saraçit dhe Mira Konçit. Kjo e fundit qëndoi ne Amerikë me fëmijët, ndërsa kompozitori u rikthye në vendlindje, sërish në “krye të detyrës”, por larg ekranit.

Ndërkohë së fundmi vihet re se Shpëtim Saraçi nuk ndiqet me të bijën në rrjetet sociale, ndërkohë që me të birin janë “miq”. Era është mjaft aktive në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat