Çfarë po ndodh në martesën e Princ Harry dhe Meghan Markle?

Mediale Vip

Çfarë po ndodh në martesën e Princ Harry dhe Meghan Markle?

Më: 19 korrik 2023 Në ora: 11:29
Princ Harry dhe Meghan Markle

Po përflitet se martesa e Princit Harry dhe Meghan Markle është në krizë.

‘RadarOnline’ raporton se Duka dhe Dukesha e Sussex po “ndajnë kohën e tyre” për të shëruar dhe rindërtuar lidhjen.

“Ata po përpiqen të kuptojnë se çfarë i goditi. Harry nuk përshtatet në botën e çuditshme të Meghan-it”, tha një burim për gazetën, duke shtuar se Harry shpreson të “gjejnë veten”.

Megjithatë, një burim i afërt me çiftin siguron ‘Page Six’ se çdo spekulim për një ndarje është i pavërtetë.

“Nuk është e vërtetë, janë të sajuara,” shpjegon burimi i brendshëm.

38-vjeçari po bën plane të kthehet në Afrikë i vetëm për një dokumentar të ri të Netflix. Burimi i ‘RadarOnline’ tha se Harry ndihet “më së shumti si vetvetja” ndërsa është në Afrikë, të cilin ai e konsideron “shtëpinë e tij të dytë”.

‘Meghan dhe Harry janë nën presion të jashtëzakonshëm financiar për të financuar stilin e tyre luksoz në Kaliforni, duke përfshirë rezidencën e tyre prej 14 milionë dollarësh. Ky stres, i shoqëruar me problemet e tyre emocionale, ka të ngjarë ta ketë bërë jetën një ferr të gjallë“- tha burimi.

Muajin e kaluar, marrëveshja prej 20 milionë dollarësh e Harry dhe Markle me Spotify mori një fund të papritur përpara se podkasti i tyre “Archetypes” të shfaqte një sezon të dytë. Në atë kohë, çifti kishte pasur vështirësi për të krijuar ide për programin audio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat