Fituan DWTS, Luixhino flet për shoqërinë me Sara Hoxhën

Mediale Vip

Fituan DWTS, Luixhino flet për shoqërinë me Sara Hoxhën

Më: 21 korrik 2023 Në ora: 07:25
Sara Hoxha dhe Luixhino Hala

Sara Hoxha dhe Luixhino Hala u shpallën çifti triumfues në “Dancing With The Stars 1”.

Sot, balerini i njohur ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Pushime On Top”, ku ka folur ndër të tjera për marrëdhënien që ruan me ish-partneren e tij në kërcim, Sara Hoxhën.

“Shoqërinë e vazhdojmë… Nuk e tregojmë në Instagram, por ne takohemi pothuajse çdo javë”.

E teksa u pyet nga moderatorja Lei Kraja, nëse mori shpërblim në fund të spektaklit gjigand, sqaroi se veç kontratave, ka pasur edhe shpërblim monetar, nga ana e Sarës gjithashtu.

“Akoma s’kemi bërë mbledhje për ‘DWTS 2’… Në krah do doja të kisha një partnere që ose kërcen mirë, ose të mund të kënaqem me të. Nëse nuk është asnjëra nga këto të dyja, të paktën të jetë dikush që më bën ‘zhurmë’ në Instagram, sikurse ndodhi me Sarën…”

Lei Kraja: “Si p.sh Dhurata Dora?”

Luixhino Kraja: “Ah sikur… e njoh dhe e dua shumë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat